Rama-Manastirliu në pediatrinë e re në Durrës: Investim i standarteve europiane

18/11/2020 14:46

Kryeministri Edi Rama me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inaguruar pediatrinë e re të spitalit rajonal Durrës, një investim i qeverisë shqiptare që siguron standarde europiane në spitalin e fëmijëve të këtij qyteti.

“Është një spital që do të ofrojë shërbime cilësore për fëmijët dhe kushte shumë të mira për personelin. Është një ndër spitalet më të mira pediatrike që kemi. Ka një kapacitet prej 90 shtretërish. Është menduar për çdo detaj, të ketë elementët e urgjencës dhe të sigurisë. Çdo detaj është bërë që t’i rezistojë kohës dhe të jetë funksional”, tha Manastirliu gjatë inspektimit në spitalin e ri pediatrik në Durrës.

Duke i’u referuar situatës së shkaktuar nga pandemia e Covid19, Manastirliu tha se pediatria e Durrësit do të mbështesë pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në rast se do të ketë shtim të rasteve të fëmijëve të prekur me Covid19.

“Duke qenë se QSUT po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë dhe nëse atje do të këtë shtimë të rasteve me Covid19 apo rritje të numrave, është menduar që pediatria e Durrësit të jetë në mbështetje të QSUT, pra të jetë back-up i tij. Për rastet me Covid kemi ambient të dedikuar dhe dhoma izolimi të posatçme”, bëri të ditur Manastirliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA