Itali, sërish rritje e rasteve dhe vdekjeve ditore nga COVID-19
18/11/2020 19:59
Numri i pacientëve dhe viktimave të reja COVID-19 në 24 orët e fundit është rritur sërish, në 34 282 raste dhe 753 vdekje.
Aktualisht, numri i personave pozitivë me COVID-19 u shtua me + 9 358, duke e çuar atë në 743 168.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 47 217.
Gjithsej, deri më tani janë shëruar 481 967 pacientë.
Top Channel