BE: Marrëveshje paraprake për rritjen e ndihmës stukturore antiCOVID-19

18/11/2020 21:14

Eurodeputetët dhe vendet anëtare arritën një marrëveshje paraprake për rritjen e ndihmës strukturore të BE-së, për rajonet që përballen me pandeminë, me 47,5 miliardë euro gjatë dy viteve të ardhshme, njoftoi sot Parlamenti Europian.

“Ky financim i ri do të vihet në dispozicion përmes fondeve strukturore të BE-së, me 37,5 miliardë euro të alokuara për 2021 dhe 10 miliardë për 2022″, tha institucioni në një njoftim për shty.

Kjo dritë e gjelbër paraprake do të duhet të miratohet nga i gjithë Parlamenti, si edhe nga Këshilli, organi që përfaqëson të 27-t.

Komisioni Europian, ekzekutivi i BE-së, e kishte propozuar këtë rritje në pranverë, në formën e një programi të quajtur “Reago-BE”, si pjesë e planit të rimëkëmbjes postCOVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA