Jemi në Kamëz. Këta punëtorë, po kryejnë ritualin e përnatshëm të pastrimit të kontejnerëve me mbetje nëpër rrugët e qytetit. Kjo është një pamje normale, dhe e tillë do të duhej të ishte…
Bashkia e Kamzës, e ka zgjidhur problematikën e trajtimit të pastrimit përmes një kontrate konçesionare me kohëzgjatje 12 vite, me vlerë 1.3 miliardë lekë.
“Në 23.05.2018 është dhënë me koncesion privatit për periudhë 12 vite, me vlerë afërisht 13 mln dollar pa TVSH. Brenda kësaj kontrate, të dhënë me koncesion nga paraardhësi im -privatit, përfshin pastrim, grumbullim, transport” u shpreh Rakip Suli, Kryetar i Bashkise Kamez.
Kompania koncesionare është “Alko-Impex general Construction”,me administrator Arbër Abazin, nipin e deputetit socialist Sadri Abazi.
Ai ka arritur të sigurojë një kontratë të majme nga ish-kryebashkiaku demokrat Xhelal Mziu. Moralisht kjo tregon shtrembërimin politik për shkak të interesave financiare, ndërsa ligjërisht nuk përbën asnjë problem.
Top Channel