“Kishte pajisje të vjetra elektroshtëpiake”/ I moshuari u gjet i karbonizuar në banesën e djegur në Fier, policia zbardh shkaqet e ngjarjes së rëndë

28/09/2026 12:36

Vdekja në mënyrë tragjike e 71-vjeçarit nga fshati Fermë Çlirim i Fierit dyshohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Burimet pranë komisariatit të Fierit thanë se ende nuk është përcaktuar shkaku i zjarrit që shkrumboi banesën e të moshuarit por duke qenë se në banesë nuk kishte bombol gazi, dyshimet janë për një shkëndije elektrike.

Pas zjarrit që shkrumboi banesën e viktimës, ekspertët nuk kanë siguruar të dhëna të mjaftueshme pasi pajisjet elektroshtëpiake dhe sistemi shpërndarës i energjisë janë djegur plotësisht.

Për këtë arsye po kryhen këqyrje të detajuara te vendngjarjes për të zbardhur shkakun e zjarrit që i mori jetën të moshuarit. Hetuesit kanë marrë dëshmitë e të afërmve të 71 vjeçarit të cilët kanë rrëfyer se në banesë, kishte pajisje të vjetruara elektrike.

I moshuari jetonte vetëm prej vitesh. Ai ishte baba e dy vajzave dhe një djali, të cilët jetonin në qytetin e Vlorës. Trupi i tij u gjet i karbonizuar.

Top Channel