Boris Johnson rezulton negativ në testin për COVID, por vijon të qëndrojë në izolim

17/11/2020 17:31

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin, por ai do të vazhdojë të mbetet i izoluar sipas udhëzimeve të autoriteteve.

“Ai bëri dje tamponin që rezultoi negativ, por sipas rregullave, ai do të vazhdojë të qëndrojë në vetëizolim”, tha zëdhënësi i tij për mediat.

Kryeministri britanik u izolua, pas kontakteve me një person që rezultoi i infektuar me COVID.

Me një shënim në Twitter, Johnson njoftoi qytetarët se do të vijojë të komunikojë me ta në ditët në vijim, duke përdorur çdo mjet komunikimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA