Prej shtatorit kur dhe mori detyrën si drejtoreshe e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj vazhdon të jetë e vetme në detyrë pasi struktura që ajo ka propozuar nuk është miratuar ende.

Byroja që u ideua si  krahu i djathtë i prokurorisë së posacme dhe që së bashku  formojnë SPAK, sipas drejtoreshës Hajnaj duhet të ketë vec 60 hetuesve edhe vëzhgues, përgjues , agjentë operacionalë si dhe këshilltarë e juristë me në total 176 persona. Por a është e lirë shefja e BKH që të kryejë rekrutimet që i nevojiten?

Përgjigjen e jep buxheti  prej 500 milionë lekë parashikuar për  Strukturën e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  shkurt SPAK, që i besohet prokurorisë së posacme  dhe që në këtë mënyrë ja lidh duart  Hajnaj. megjithatë pas qëndrimit në  komisionin e ligjeve Hajnaj, kërkon në një shkresë të dytë  të dërguar ministrisë së financave që ti ndajë zërat e buxhetit,  sa kohë Spak është emërtimi i përbashkët i prokurorisë së posacme dhe BKH  dhe ku secili duhet të ketë administratën e vet.

Në të njëjtën kohë kandidatët vazhdojnë kapërcimin e sfidave të radhës për të zënë një vend në BKH si hetues, edhe drejtoresha Hajnaj vazhdon sfidat e saj për të rekrutuar sipas leximit të saj

E ndërsa gjetja e gjuhës së përbashkët mes tyre  është e pashmangshme, BKH parashikohet të ngrihet me një numër minimal hetuesish. Filtrimi nga 600 pretendentë në vetëm 55 deri më tani, tregon se në fund do ti rezistojnë provave të FBI shqiptare jo më shumë se 20 persona , cka do të sjellë sërish hapjen e garës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA