Koronavirusi/ Shkarkohet mjeku izraelit që pështyu portretet e Jezusit gjatë detyrës

16/11/2020 18:47

Një punonjës mjekësor izraelit i regjistruar në kamera duke pështyrë një portret të Jezusit në një shtëpi kristiane ku ishte dërguar për të kryer një test Covid-19, është shkarkuar nga detyra.

Në pamje mjeku hebre shihet që heq veshjet mbrojtëse dhe pështyn në tre piktura të Jezusit në korridorin e apartamenteve të zonës Jaffa, në Tel Aviv.

Kur u konfrontua për veprimin e tij, mjeku i ambulancës tha se kishte hasur imazhe idhujsh që ndaloheshin nga Bibla Hebraike.
Shërbimi izraelit i ambulancës tha se dënonte rëndë veprimet e punonjësit.

Kompania Magen David Adom tha se punonjësi “nuk mund të ishte më një përfaqësues i organizatës” prandaj ishte shkarkuar menjëherë.

Incidenti kishte ndodhur të dielën kur mjekët shkuan në bllokun e apartamenteve ku banojnë kristianë, ku punonjësi shihej që kishte pështyrë tre herë radhazi ndaj ikonave kristiane.

Më pas ai shihej që vendoste përsëri maskën dhe ngjitej në një ashensor. Por në dalje të ndërtesës ai konfrontohet nga një banor që i kërkon llogari për veprimin.

Kur pyetet se përse i pështyu pikturat, punonjësi i përgjigjet: “Në fenë judaiste këto cilesohen si adhurime të huaja”.

Në videon e regjistruar nga banori, ky i fundit i thotë: “Ti pështyn në pikturat e mia, në të cilat ne besojmë, para syve të mi dhe para kameras. Përse e bën këtë?”

Punonjësi mjekësor i përgjigjet: “Në librin e fesë hebreje Torah shkruhet se duhen mbajtur sa më larg që munden fetë e tjera”, ndërsa më pas i kërkon llogari banorit se nuk po mbante maskë. (BBC)

FOTO GALERI
2/3
Një punonjës mjekësor izraelit është shkarkuar nga detyra, i regjistruar në kamera duke pështyrë një portret të Jezusit

Top Channel