Video/ Momenti kur një gropë “thith” varkat në një kanal në Britani
Austria rrezikon të kalojë nga karantimi vetëm përgjatë natës, në një karantimin të plotë duke mbyllur çdo kontakt me shtetet e tjera.
Kancelari Sebastian Kurz u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të mos kenë asnjë kontakt me njerëz që nuk jetojnë me ta, si mënyrë për të shmangur rritjen e rasteve të infeksioneve.
Ai njoftoi se shkollat do të mbyllen dhe studentët do ta ndjekin atë nga shtëpia, ligj që hyn në fuqi të martën e ardhshme. Austria ka raportuar shifra rekord me raste të reja të Covid-19, me plot 9.586 persona të infektuar vetëm të premten.
Kjo shifër është nëntë herë më e lartë se ajo e regjistruar në kulmin e valës fillestare. Vendi ka regjistruar më shumë se 191,000 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 1,661 vdekje të lidhura me Covid.
Top Channel