26/11 21:59
Shpat Kasapi ishte i ftuar në puntatën e tetë të “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.
Në pjesën e fundit “Ndaje ose tortën” Shpati zbuloi për “Shiko Kush LUAN” se ai dhe partnerja e tij e kanë në plan dhe shumë shpejt dashurinë e tyre do ta kurorëzojnë me martesë.
Teksa ishte një mbrëmje ku mbizotëroi nostalgjia; Shpatit iu drejtua nëse do donte ta uronte ish-partneren e tij Aferdita Dreshaj për shtatzëninë e saj të parë meqënëse kanë qenë një ndër çiftet më të pëlqyera dikur për publikun.
Ai refuzoi ta uronte duke u shprehur se atij nuk i intereson më të flasë për të dhe kështu pranoi tortën “t’i plasej” në fytyrë.
Top Channel