“Jam shefe e madhe!”/ Mori 150 mijë lekë bizhuteri, Gjykata lë në burg ‘policen’ mashtruese që bënte kërdinë në Tiranë

14/11/2020 11:20
Elvira Lani në Gjykatë

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg, Elvira Lanin, gruan 42-vjeçare e cila u arrestua pasi mashtronte shitësit e dyqaneve në Tiranë duke blerë produkte pa paguar me pretendimin se ishte punonjëse policie dhe funksionare në institucione të ndryshme.

Ajo është shprehur para gjykatës se nuk e dinte se përse ishte atje duke mohuar akuzën ndaj saj.

Prokurori i çështjes, Julian Zonja ka kërkuar caktimin e masës arrest me burg të saj dhe gjykata vendosi. Sipas konstatimit të prokurorit, ajo ka mashtruar një biznesmen, duke krijuar besimin tek ai dhe marrë bizhuteri deri në vlerën 150.000 lekë duke u justifikuar se kishte një problem me bankën. E akuzuara për mashtrim, ka thënë para tij se është shefe e madhe.

“Në drejtorinë vendore të policisë Tiranë është paraqitur S.J., i cili ka kallëzuar shtetasen Elvira Lami, duke pretenduar se ajo me anë të mashtrimit i ka përvetësuar 100.000 lekë. Shtetasi punon prej katër viteve në biznesin e tij familjar argjendari e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Shtetasja Elvira Lami ka marrë bizhuteri floriri tek dyqani i tij duke mos bërë pagesën. Në muajin maj të vitit 2020 shtetësja Elvira lami ka ardhur tek dyqani e shoqëruar me një shtetas dhe shtetase tjetër ku është prezantuar si punonjëse e policisë së shtetit dhe si kliente e mëparëshme e dyqanit ekzistues. Po atë ditë ajo ka bërë porosi disa bizhuteri dhe i ka thënë që do t’i merrte në një kohë të dytë. Në fillim të muajt korrik ajo ka shkuar e pashoqëruar dhe përveç porosive që kushtonin 400.000 ajo mori edhe bizhuteri të tjera duke shkuar e gjitha në total në 150.000. Aji i ka thënë që pagesën do ta sillte në momentin që do të zgjidhte problemin në bankë.. Duke krijuar një farë besimi tek Elvira ai i ka thënë që ta sillte pagesën kur të zgjidhte problemin e bankës. Para se të ikte Elvira i kshte thënë që mund të linte edhe bexhin e policisë atje duke i treguar dokumentin me foton e saj, ku ishte e shkruar Polica e shtetit, por kallëzuesi i ka thënë që nuk ishte e nevojshme pasi kishte krijuar një farë besimi tek ajo. Që nga ajo kohë ajo nuk ka qenë më tek dyqani tij dhe kur kanë kontaktuar në telefon ajo i thoshte se do t’i sillte paratë. Ditët kalonin dhe ajo nuk i kishte dërguar paratë. Në momentin që S.J. ka bërë një kërkim personal të saj ka rezultuar që i gjithë informacioni i saj ka qenë i rremë. Në datën 15 shtator 2020 ai ka kontaktuar në telefon me Elvirën dhe ajo i ka thënë që do ti sille lekët de nëse nuk e bënte do të vepronte ligjërisht me të.  Pas disa ditëve Elvira e kontakton dhe i thotë së do t’i sillte një shumë prej 43000 lekësha personalisht . në orën 19;00 ajo nuk shkoi personalisht, por dërgoi një taksi që ai dha me anë të një zarfi shumën e përmendur, shkruhet në konstatimin e prokurorit.

Ajo u arrestua në flagrancë para dy ditësh pas denoncimeve të disa pronarëve të dyqaneve se gruaja u merrte produkte me mashtrim duke thënë se do i paguante në një moment të dytë. 42-vjeçarja kishte edhe pasaportë false diplomatike, distinktiv dhe dokumente të tjera institucionesh.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel