Limoni është një nga agrumet më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Ai forcon imunitetin, pastron organizmin dhe ndihmon për rënien nga pesha. Limoni është shumë i pasur me vitamina dhe minerale që përpos të tjerave i bëjnë shumë mirë flokut dhe lëkurës.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përdorni limonin për të përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe të flokëve.

Për Shkëlqimin e Lëkurës
Ju mund ta përdorni lëngun e limonit për të zbardhur dhe ushqyer lëkurën. Lyejeni lëkurën me lëng limoni rregullisht dhe do të vëreni që ajo do të jetë më e butë dhe më e shëndetshme.

Kundër Njollave
Lyejeni lëkurën e fytyrës me lëng limoni dhe mbajeni për 15 minuta. Një maskë e tillë ndihmon në eliminimin e njollave, akneve dhe puçrave.

Pikat e Zeza
Lëngu i limonit është shumë i pasur me antioksidantë. Mineralet dhe vitaminat që ofron ai ndihmojnë në eliminimin e pikave të zeza.

Thonj të Fortë
Nëse dëshironi të keni thonj të fortë, atëherë mbajini gishtat në një enë të mbushur me lëng limoni për të paktën 10 minuta. Më pas fërkojini thonjtë me ujë dhe uthull të bardhë (një lugë gjelle uthull dhe një lugë gjelle ujë).

Buzë të Buta
Nëse buzët tuaja janë të thara ose të çara, atëherë lyejini çdo ditë me lëng limoni. Ai do të ndihmojë në eliminimin e qelizave të vdekura dhe në zbutjen e buzëve.

Lëngu i Limonit si Deodorant
Ju mund ta përdorni lëngun e limonit si një deodorant kundër djersës. Lëngu i limonit do të eliminojë djersën e tepërt dhe do të neutralizojë erën e keqe.

Zbokthi
Lëngu i limonit rregullon nivelin e pehashit dhe pakëson sasinë e yndyrnës në skalp. Atë mund ta aplikoni në pjesën e rrënjëve dhe do të vëreni si ky lëng do të ndihmojë në pastrimin e skalpit nga zbokthi.

Strijat
Lëngu i limonit ndihmon në zbutjen e strijave të cilat për shumë vajza dhe gra përbëjnë një problem serioz të paraqitjes së jashtme. Ekspertët këshillojnë përdorimin e lëngut të limonit për masazhim të zonës së strijave. Masazhin duhet ta bëni me lëvizje rrethore dhe pas 5 minutash mund të shpëlani zonën e lyer me ujë të ngrohtë. Ky masazh rekomandohet disa herë në ditë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA