29/11 16:42
Kryeministri Edi Rama nga Fieri nuk i kurseu ironitë ndaj opozitës, por edhe ndaj presidentit Ilir Meta.
Sipas tij, Meta është i vetmi që nuk po e kryen rolin e presidentit siç e takon Kushtetuta dhe ligji, por merret me ndërrmarrjen e përbashkët, duke nënkuptuar opozitën.
“Në vend që të bëjë presidentin siç e do Kushtetuta dhe ligji, apo dhe kanuni, Ilir Meta bën sekserin e asaj ndërmarrjes, apo të një tjetre që duhet të jetë zonja e parë e këtij vendi e në fakt bën menaxheren e kësaj ndërmarrjeje.
Insticioni i presidentit është kthyer në një komedi të madhe për të qarë dhe për të qeshur”, u shpreh Rama duke shigjetuar kështu veç presidentit dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Top Channel