Bashkimi Europian premton bashkëpunim me SHBA për Iranin: Kërkojmë negociata me mirëbesim 31/08 13:49
Mediat italiane njoftonin sot mes viktimave të Covid-19 ishte dhe ish-kampioni i body-building Salvatore Solimeno, 45 vjeçar nga Pompei, i njohur si konsulent nutricionist dhe pronar i një palestre shumë të frekuentuar.
Ai vdiq në spitalin Fatebenefratelli në Napoli, pas disa ditësh vuajtjesh nga sëmundja.
I ndjeri kishte marrë pjesë në gara të shumta sportive në vend. Miqtë e familjarët e tij thonin se nuk e besonin largimin e parakohshëm të Salvatore, teksa mijëra mesazhe ngushëllimesh vinin për të nga e gjitha Italia dhe jashtë saj prej kolegëve sportistë.
Salvatore ishte viktima e dhjetë nga Covid-19 e qytezës së Scavi e del Santuario.
Top Channel