Napoli, Covid-19 vret kampionin e body-building, mjek nutricionist, instruktor stërvitjeje

13/11/2020 19:34

Mediat italiane njoftonin sot mes viktimave të Covid-19 ishte dhe ish-kampioni i body-building Salvatore Solimeno, 45 vjeçar nga Pompei, i njohur si konsulent nutricionist dhe pronar i një palestre shumë të frekuentuar.

Ai vdiq në spitalin Fatebenefratelli në Napoli, pas disa ditësh vuajtjesh nga sëmundja.

I ndjeri kishte marrë pjesë në gara të shumta sportive në vend. Miqtë e familjarët e tij thonin se nuk e besonin largimin e parakohshëm të Salvatore, teksa mijëra mesazhe ngushëllimesh vinin për të nga e gjitha Italia dhe jashtë saj prej kolegëve sportistë.

Salvatore ishte viktima e dhjetë nga Covid-19 e qytezës së Scavi e del Santuario.

FOTO GALERI
2/3
I ndjeri kishte marrë pjesë në gara të shumta sportive në vend

Top Channel