“Malsoret e Mia”/ Nismë nga aktorja Rudina Dembacaj: Do ofroj bursa studimi për vajzat malësore…

13/11/2020 14:10

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka ndërmarrë një nismë bamirësie të titulluar “Malësoret e Mia”.

Rudina me anë të një video mesazhi për emisionin “Shqipëria Live”, tregoi më shumë detaje rreth nismës. Ajo tha se e gjitha ka nisur pas një udhëtimi në Theth, ku një vajzë tepër e bukur, nuk kishte mundësi të shkollohej për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Rudina theksoi se ajo është e gatshme t’i sigurojë vajzave bursa shkollimi, ku përfshihet akomodimi, ushqimi dhe gjithçka tjetër. Më tej ajo shtoi se nisma do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, por aktorja ka vendosur ta nisë me origjinën e saj.

 

“Malësoret e Mia” është një nismë bamirësie që lindi si ide gjatë udhëtimit tim në Theth. Atje ishte një vajzë e bukur, por nuk kishte të ardhura, nuk shkonte në shkollë dhe po milte lopët. Unë këtyre do u siguroj një bursë pa pagesë, konviktin dhe tre vaktet e ushqimit. Vërtetë mua mu dha mundësia të bëj gjërat që dua, por jo të gjithë i kanë pasur mundësitë e mia. Vendosa të bëj këtë nisëm që shumë gra e vajza që janë dhunuar nga bashkëshortët t’ia dalin për të mbajtur veten dhe fëmijët. Kjo do të jetë një nisëm që do të vijojë me Jugun dhe Shqipërinë e Mesme, por do e nis me origjinën time”, tha Rudina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA