Apeli i Gjermanisë: Të gjithë bashkë kundër fanatikëve

13/11/2020 13:52

Vrasjet me sfond islamik në Paris dhe Nice, Drezden dhe Vjenë kanë shkaktuar debate të shumta rreth rolit të fesë islame.

Pak përpara se të niste konferenca mbi këtë temë, kancelarja Angela Merkel e përshëndeti konferencën me një video-mesazh prej dy minuta e gjysmë, ku foli për “ekstremizmin islamik”, ndërsa ministri i Brendshëm Horst Seehofer i mëshoi idesë se një lufte të përbashkët kundër terrorizmit. Seehofer iu drejtua pjesëmarrësve të konferencës duke vlerësuar rolin e myslimanëve në Gjermani.

“Ju jeni duke i bërë një shërbim tepër të rëndësishëm për vendin tonë”, tha ai.

“Ne kujdesemi për qytetarët tanë myslimanë. Theksoj: për qytetarët tanë”, shton ministri. Seehofer nënvizoi rëndësinë e më shumë se 4.5 milionë myslimanëve që jetojnë në Gjermani. Në konferencën ku diskutimi ishte shumë më konkret se herë të tjera, u diskutua për trajnimin e hoxhallarëve myslimanë në vend.

Përpara dhjetë vitesh, qeveria gjermane e ka mbështetur idenë e mësimit te teologjisë islame në shkollat e larta, dhe sot ka departamente ose institute të themeluara për këtë qellim në një sërë universitetesh. Ministria e brendshme gjermane ka vendosur që prej imamëve të cilët duan të shkojnë në Gjermani, të kërkohet që përpara mbërritjes njohuria e gjuhës gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA