Nga një udhëtim luksoz në një thriller shëndetësor, çfarë ndodhi në anije para dhe pas shpërthimit të epidemisë së Hantavirusit Zërat për një shtatzani të dytë për Meghan Markle dhe princin Harry, janë dëgjuar prej kohësh.
Me daljen e fundit të çiftit për të nderuar veteranët në varrezën e Los Angelesit, kanë bërë që zërat të shtohen akoma më shumë. Një bark pakëz më i rritur që shfaqej nga poshtë palltos së errët të dukeshës së Sussex ka bërë të mendohet për shtatzaninë e mëparshme, kur në pritje të Archie-t, ajo vishej gjithnjë me veshje të gjera, pikërisht si ajo e pak ditëve më parë. Por jo vetëm kaq…
Ka patur edhe një shtyrje të çuditshme të seancave në gjykatë që e bën shumëkënd të mendojë se Markle ka një sekret për të fshehur. Në janar, dukesha duhej të prezantohej para gjykatës së lartë të Londrës për seancën e parë të procesit kundër dy tabloidëve, Daily Mail dhe Mail on Sunday, që kishin publikuar pjesë të një letre personale të saj drejtuar të atit, Thomas Markle. Ish aktorja, i kishte paditur por në minutë të fundit dy avokatët kanë kërkuar një shtyrje me 9 muaj. Motivi është mbajtur sekret por shumëkush ndërkohë ka menduar për një sekret të ëmbël…
Top Channel