“Lezhianët janë më dembelët”/ Studimi: Të papunë dhe nuk duan punë. Më punëtorët janë emigrantët

12/11/2020 19:57

Nëpër studime të mëparshme, lezhianët rezultojnë njerëz që martohen shumë, e duan këtë institucion dhe nuk kane frikë të krijojnë familje.

Ata gjithashtu mbahen për argëtim dhe pije. Por një anketim publikuar së fundi, tregon se lezhianët janë më dembelët.

60% e fuqisë punëtore nuk punojnë dhe nuk kërkojnë punë.

“Nuk besoj shumë në këtë rezultat, pasi duhen llogaritur edhe faktorë të tjerë, duhen bërë edhe këto pyetje, a ka punë dhe a paguhen si duhet?”, tha Erion Kristo.

Kam idenë, se si kudo tjetër edhe në Lezhë nuk kanë mbetur shumë njerëz, kanë shkuar dhe punojnë fort në emigrim. Fakti që në verë plazhet janë plot, tregon se ata punojnë shumë. Lezha me turizmin është e lidhur.

“Gratë çame janë më punëtoret. Në punën time të gjatë, se tani jam në pension, ato më kanë bërë shumë përshtypje.

Më dembelët janë fshatrat e Shqipërisë së Mesme.

Unë kam qenë në emigrim. Shqiptarët janë më punëtorët. Mbajnë ccdo lloj pune. Kolonjarët, korçarët, përmetarët janë më punëtorët. Shqiptar dembel në emigracion, nuk kam hasur.

Tironsit janë më punëtorët. Ata që s’e hanë punën, i bëjnë bisht janë skraparllinjtë. Po shqiptarët janë në përgjithësi dembelë në Shqipëri, ndërsa kur janë jashtë punojnë shumë, dhe kjo është fatkeqësi”, thanë disa qytetarë.

Top Channel