Do transportonin sirianë në drejtim të Kosovës/ Arrestohet 35-vjeçari në Kukës, bashkëpunoi me 4 të tjerë

12/11/2020 11:33

Është kapur dhe ndaluar në Kukës një person i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Nga operacioni policor i koduar “Astiri 2020”, ku u arrestuan më herët 2 shtetas, u procedua në gjendje të lirë 1 shtetase dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, ka bërë të mundur së fundmi lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim Xh. Xh. 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, do të transportonte disa shtetas sirianë që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë që janë shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA