Deputetët opozitarë/ Hong Kong, dorëheqje kolektive

12/11/2020 02:19

Të gjithë deputetët pro demokracisë në Hong Kong kanë dhënë dorëheqjen pasi Pekini urdhëroi largimin nga parlamenti të katër kolegëve të tyre.

Pekini miratoi të mërkurën një rezolutë që lejonte qeverinë e qytetit të shkarkonte politikanët që konsideroheshin një kërcënim për sigurinë kombëtare. Menjëherë pas kësaj, deputetët opozitarë thanë se do të linin legjislaturën e qytetit në shenjë solidariteti.

Për të parën herë që kur Hong Kongu i kaloi Kinës në 1997, parlamenti tani nuk ka asnjë zë kritik. Korrespondenti i BBC në Kinë, thotë se legjislatura ishte dukshëm në mbështetje të Pekinit. Shkarkimi i katër deputetëve, konsiderohet nga shumëkush si përpjekja më e fundit e Kinës për të kufizuar liritë e Hong Kongut, diçka që vetë Pekini e mohon.

Kina miratoi një ligj të ri për sigurinë në Hong Kong në fund të qershorit, që kriminalizonte zërat për ndarje apo bashkëpunimin me forca të huaja. Ligji u miratua pas vitesh protesta pro demokracisë dhe kundër Pekinit. Ai ka çuar deri më tani në shumë arrestime aktivistësh dhe ka heshtur protestuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA