BERZH: Pagesë të rinjve për të votuar/ Skema që propozohet për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje

11/11/2020 15:26

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 doli në votime rreth 47 përqind e popullsisë. Ata të cilët bojkotuan ishin të rinjtë. 

Ky fenomen konstatohet nga studimi më i fundit i BERZH-it,  ku thuht se rinia shqiptare është indiferente për t’iu drejtuar kutive të votimit, ndërkohë flamurin e pjesëmarrjes në zgjedhje e mbajnë moshat mbi 55 vjeç. Indiferenca e të rinjve për të dale në zgjedhje ka shumë arsye, por më kryesorja mesa duket është zhgënjimi nga politika.

Në raportin e tij, BERZH-i sugjeron disa opsione për t’i bërë të rinjtë aktivë në zgjedhje. Një mundësi është votimi i detyrueshëm, ku praktika në Australi, Belgjikë dhe Luksemburgu tregoi se frika nga ndëshkimi rriti ndjeshëm pjesëmarrjen në zgjedhje. Opsion i dytë sipas BERZH-it është “të paguash të rinjtë” për të votuar, përmes ofrimit të bonuseve  për ta.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit partitë  do e kenë të vështirë të bindin jo vetëm elektoratin gri, por mesa duket edhe të rinjtë, pasi ky mosinteresim i tyre për zgjedhjet është si shkak i vetë klasës politike.

Top Channel