Trump shkarkon sekretarin e mbrojtjes, ja kush e zëvendëson

10/11/2020 00:33

Presidenti Donald Trump ka shkarkuar nga detyra sekretarin e mbrojtjes, Mark Esper, duke njoftuar në Twitter se zyrtari i lartë amerikan, ishte i “mbaruar”.

Christopher Miller, shefi aktual i qendrës kombëtare të anti terrorizmit do të marrë rolin menjëherë. Kjo pason një përplasje publike mes Trump dhe Esper në javët e fundit.

Trump deri më tani nuk e ka pranuar humbjen ndaj presidentit të zgjedhur, Joe Biden, dhe ka premtuar se do t’i sfidojë rezultatet e projektuara në gjykatë.

Esper ndërkohë është përplasur me presidentin në lidhje me përdorimin nga ana e shtëpisë së bardhë të ushtrisë për të shuar zemërimin publik gjatë protestave mbi padrejtësitë raciale, më herët këtë vit. Në javët para se Biden të marrë postin, më 20 janar, Trump ka ende fuqinë për të marrë vendime.

Top Channel