Jemi në vitin 2016. Pamjet që shihni, janë shkëputur vetëm 4 kilometër nga qendra e Tiranës. Për ata që nuk e njohin, ky është vend-grumbullimi i mbetjeve në Sharrë.
Mbetjet kanë krijuar kodrina. Për të kuptuar sasitë, mjafton të përfytyroni faktin se vetëm në 24 orë, Tirana prodhon rreth 800 ton mbetje. Siç shihet, gjithçka është hedhur në mënyrë të pakontrolluar, pa respektuar asnjë parametër mjedisor. Brenda vendgrumbullimit mund të hyjë kushdo.
Tymi i çliruar nga djegia e mbetjeve arrinte deri në qendër të Tiranës. Ujërat sipërfaqësorë përhapeshin në hapësira të pallogaritshme. Kjo ishte Sharra pak kohë më parë.
Në Gusht të vitit 2017, Sharra iu dha me konçesion kompanisë “Integrated Energy BV SPV” për një periudhë 30-vjeçare me vlerë investimi 128 milionë euro. Sot që flasim, është përmbushur pjesa e parë e projektit që lidhet me rehabilimin e plotë të vendgrumbullimit të vjetër që përbënte një bombë ekologjike.
Emisioni i plotë:
Top Channel