Tiranë/ I infektuar me Covid-19, hidhet nga spitali një tjetër pacient
10/11/2020 12:37
TIRANË- Një tjetër person është hedhur nga lartësia e spitalit ku po trajtohej për shkak të infektimit me koronavirus.
Ngjarja e rëndë është shënuar në spitalin Covid 1, në kryeqytet.
Pranë këtyre ambienteve kanë shkuar forca të shumta policie, ndërkohë nuk dihet ende identiteti i pacientit i cili fillimisht u tha se ka ndërruar jetë por sipas policisë ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve…
Lajmi në përditësim…
Top Channel