Edhe pse ne mund të jemi lodhur nga Covid-19, virusi nuk është lodhur me ne. Kështu deklaroi shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, për të cilin, bota nuk duhet të mbyllë sytë para virusit dhe të shpresojë që ai do të largohet një ditë.

‘Ne mund të jemi lodhur nga Covid-19, por virusi nuk është lodhur me ne. Ai ka në shënjestër ata me shëndet të dobët. Por, ka në shënjestër edhe dobësi të tjera po ashtu: pabarazinë, ndasinë, mohimin, injorancën. Ne nuk mund të negociojmë me të dhe as nuk mund të mbyllim sytë me shpresën se ai do të largohet vetë një ditë- tha shefi i OBSH-sw.

Sipas shefit të OBSH, kjo nuk do të jetë kriza e fundit globale e shëndetit publik. Kur të mbërrijë kriza e radhës, duhet që bota të ketë mësuar nga ky pësim dhe të jetë e përgatitur. Kjo – tha shefi i OBSH – është mundësia jonë për të shkruar atë histori, tani. Sipas tij, një vaksinë është urgjente për të vënë nën kontroll pandeminë, por ajo nuk do të mund të luftojë problemin në rrënjët e tij. Një vaksinë, nuk mund të adresojë investimet e munguara globale, në shërbimet thelbësore publike dhe sistemet e lodhura të shëndetësisë.

Ghebreyesus mirëpriti lajmet inkurajuese të vaksinave përmes tëitterit, duke iu referuar lajmit për sigurinë e vaksinës së Pfizer, ndërsa më herët, OBSH kishte bërë të ditur se vaksina kundër Covid-19 do të ishte e disponueshme deri në mars të vitit të ardhshëm, për të ndryshuar kështu rrjedhën e pandemisë.

Top Channel