Fusha e futbollit, arenë vdekjeje/ 50 të vrarë me prerje koke prej ekstremistëve islamikë

10/11/2020 16:51

Militantë ekstremistë kanë vrarë të paktën 50 njerëz me prerje koke, kanë copëtuar trupat e viktimave të tyre dhe kanë marrë peng gratë, në një sulm të tmerrshëm në verilindje te Mozambikut.

Trupat e viktimave u gjetën të shpërndarë në pyll kësaj jave pasi fusha vendase e futbollit u kthye në një arenë ekzekutimi.

Fshatarët u kapën e u vranë teksa përpiqeshin t’i shpëtonin dhunës teksa militantët gjithashtu dogjën shtëpitë e tyre në sulmin e të shtunës e të dielës.

Tragjedia vjen pas një seri episodesh të rënda dhune në Mozambik nga ekstremistë të lidhur me ISIS.
Rreth 4,000 militantë ekstremistë besohet se po luftojnë kundër qeverisë në Mozambik, së bashku me grupe të tjera islamiste që po përpiqen të krijojnë një kalifat.

“Ata dogjën shtëpitë dhe ndoqën popullatën që tentonte të shpëtonte drejt pyllit, kur i arritën ata kryen veprime makabre ndaj tyre”, tha kreu i policisë së Mozambik për The Times.

Militantët që veprojnë në zonë kanë sulmuar dhe fshatra të tjerë në zonë një javë më parë, duke vrarë e bastisur, duke u rikthyer më pas në pyje.

“Policia ka mësuar për masakrat e militantëve nga reportimet e nejrëzve që kanë gjetur kufomat në pyll”, tha një oficer policie i zonëss së Mueda.

“Mund të numëroje rreth 20 trupa të shpërndarë në një zonë prej 500 metrash”, shtoi ai.

Një punonjës ndihme në Mueda tha se pjeset trupore i ishin dhënë familjeve për varrosje.

“Funeralet u mbajtën në dhimbje të madhe. Trupat ishin në dekompozim dhe nuk mund t’i tregoheshin të pranishmëve”, shtoi punonjësi.

Dhuna xhihadiste ka goditur shpesh provincën e Cabo Delgado.

Krahina e pasur me gaz ka investime prej rreth $60 miliardë por banorët muslimanë të saj nuk përfitojnë thuajse asgjë dhe vendi po kthehet në një terren rekrutitmi për ekstremistët.

FOTO GALERI
3/3
Sulmet ndodhen ne verilindje te vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA