Këshilli i rezistencës Iraniane përkujtoi nëpërmjet një konferencë online, kryengritjen e nëntorit të vitit të kaluar në Iran.
Sipas muxhahedinëve, në këtë protestë që u shtri të në gjithë vendin, të paktën 1500 kryengritës u vranë nëpër rrugë, 4000 u plagosën dhe rreth 12000 u arrestuan.
Drejtuesja e opozitës Iraniane, Maryam Rajavi, në fjalën e saj tha se të rinjtë iranianë, janë ata që po mbajnë gjallë flakët e kryengritjes së nëntorit të shkuar.
“Jemi mbledhur bashkë me rastin e përvjetorit të kryengritjes së nëntorit 2019 për të bërë homazhe për njerëzit dhe të rinjtë e guximshëm që e filluan atë. Flakët që ata ndezën nuk do të shuhen deri sa sundimi i fashizmit fetar të mullahëve të digjet e të bëhet hi. Sot, vetë ekspertët dhe zyrtarët e regjimit po e pranojnë, njëri pas tjetrit, se kanë arritur në rrugë qorre dhe se nuk kanë më opsione për të ardhmen. Por e vërteta edhe më e madhe është se po bien këmbanat për përmbysjen e këtij regjimi.”, tha Rajavi.
Zonja Rajavi, pati edhe një mesazh për komunitetin ndërkombëtar:
“Politika e paqësimit nuk mund të përsëritet, por edhe nëse përsëritet, ajo nuk do t’i zgjidhte asnjë prej problemeve të regjimit. U ka mbaruar koha politikave që mbajnë anën e mullahëve. Kjo politikë do të korrte vetëm dëme e humbje.”, u shpreh ajo.
Regjimi Iranian, do të arrestonte dhe më pas do të ekzekutonte edhe kampionin e mundjes së këtij shteti, pasi edhe ai ishte pjesë e demonstratave të nëntori të 2019, çka tronditi edhe komunitetin ndërkombëtar.
Top Channel