Republika Çeke njoftoi se ka pasur 3,608 raste të reja me koronavirus, shifra më e ulët ditore kjo në katër javë.

Numri i të shtruarve në spital po ashtu ra për rreth 500, krahasuar me të shtunën.  Vendi me 10.7 milionë banorë, që ka përjetuar një nga normat më të larta të infektimit në Europë, ka konfirmuar gjithsej 414,828 rte prekur me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu tha se 101 pacientë vdiqën të dielë si pasojë e sëmundjes. Në total, Çekia ka regjistuar 4,858 viktima nga koronavirusi. javën e kaluar, autoritetet çeke kanë thënë se kurba e të infektuarve në këtë vend është ulur, por spitalet janë të ngarkuara.

Spitalet kanë anuluar gati të gjitha procedurat jo urgjente dhe disave u është dashur të fillojnë transferimin e pacientëve në rajone të tjera. Qeveria ka mbyllur shkollat, restorantet dhe shumicën e pikave të shitjes me pakicë dhe ka vendosur ndalim e lëvizjes gjatë natës me qëllimin të frenohet përhapja e infeksionit.

Top Channel