Turqia raporton mbi 2.576 raste të reja me COVID-19

09/11/2020 19:55

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.576 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 396.831 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 85 pacientë të tjerë të prekur nga koronavirusi ndërruan jetë, duke e çuar në 10.972 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi në vend.

Po ashtu 2.047 pacientë të tjerë u shëruan nga virusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruave ka shkuar në 340.286.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Turqia ka kryer mbi 15.27 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 145.411 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Shifrat tregojnë se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht është 2.867, prej të cilëve 4,2 për qind vuajnë nga pneumonia.

Top Channel