Thaçi në Gjykatën e Hagës/ Bushati: Duhet ta ndajmë nga konspiracionizmi, ja dy çështjet që duhen diskutuar

09/11/2020 21:36

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi doli sot para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, ku mohoi të gjitha akuzat e ngritura kundra tij.

Ndërkohë analisti Andi Bushati, tha në studion e emisionit “Open” se sipas tij personazhet e thirrur nga gjykata janë të pafajshëm dhe nuk duhet të ishin aty. Por sipas Bushatit duhet hequr dorë nga teoritë konspirative, se kemi të bëjmë me një kult që po lufton Kosovën, ndërsa shtroi dy pyetje:

“A ka pasur krime të pandëshkuara në Kosovë, a duhet dhënë një përgjigje për këtë? A janë këta njerëz që kanë bërë këto krime?”

“Në kohët e sotme nuk ka prokurori ku ndeshet me shtetar të lartë, ku nuk bën akte politike për të mbrojtur akuzën e vet. A qëndron apo jo akuza? Ka dy tre javë që po gëlon edhe Tirana dhe Prishtina, pak a shumë folklorik, a po prishet imazhi i luftës? Është një akuzë, janë marrë ca njerëz që për mua që sot duhet të ishin të lirë. Po të mendosh tjetrën që kemi një konspiracion Dik Marti është i serbëve, ata kanë ngritur një gjykatë speciale për të pluhurosur luftën e UÇK-së shkojmë shumë lart. A ka pasur krime të padënueshme në Kosovë? A janë akuzuar njerëzit që kanë bërë këto krime? Ndoshta po, ndoshta jo. Por nëse hapim diapazonin në tema që nuk i rrok mendja njerëzore, nuk di çfarë të them. Këto janë elementë, këto bastisjet, prangat në sallë, nuk janë elementë, që ia bënë enkas Jakup Krasniqit. Tha gjykatësi, do ia bënin kujtdo që do të ishte në vend të tij. Hajde marrim hipotezën tjetër, këtë po e bën dikush dhe po ia bën kastile”, tha Bushati.

Top Channel