Raketa azere rrëzon helikopterin rus mbi Armeni, Baku pranon “aksidentin” (video)

09/11/2020 20:52

Zyrtarët në Azerbaixhan kanë pranuar dhe kanë kërkuar zyrtarisht ndjesë ndaj Moskës për rrëzimin e një helikopteri ushtarak rus pranë kufirit me Armeninë. Incidenti shkaktoi vdekjen e dy pilotëve dhe plagosjen e një tjetri.

Ministria azere e mbrojtjes shpejgonte se “gabimi i tmerrshëm” ndodhi pasi helikopteri po fluturonte shumë pranë kufirit Armeni-Azerbaixhani, brenda territorit të së parës, ku vijojnë përplasjet mes dy vendeve për rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabak.

Fluturimi ishte duke u kryer në errësirë dhe në lartësi të ulët. Ministria justifikohej se në këtë zonë nuk ishin parë herë tjetër mjete ajrore ruse.

Ministria ruse e mbrojtjes tha: “Një helikopter rus Mi-24 është rrëzuar në territorin e Armenisë jashte zonës së luftimeve”.

Baku qartësonte se prej pasigurisë së situatës në rajon deh gjendjes së gatishmërisë për “provokime të undshme nga pala armene,” forcat e mbrojtjes vendosën të hapin zjarr.

“Azerbaixhani i kërkon ndjesë palës ruse për incidentin tragjik, që është me natyrë aksidenti dhe nuk drejtohej kundër palës ruse”, tha ministri aezere sipas mediave ruse.

Zyrtarët shprehën gjithashtu ngushëllime për familjarët dhe miqtë e ushtarakevë të vrarë.

 

Pamje  te raportuara nga incidenti:

Top Channel