Exclusive/ Blerje online nga ‘Posta Shqiptare’ dhe gjoba nga ‘Policia Rrugore’, si hakerët mashtruan mijëra shqiptarë për t’i marrë para me anë të mesazheve
Një 25 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete është arrestuar nga policia.
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga forca e posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Peti” tek “Liqeni i thatë”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
J. M., 25 vjeç, banues në Kamzë.
Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e “Shqiponjave”, në rrugën “Peti” tek “Liqeni i thatë”, u bë ndalimi i mjetit tip “Wolkswagen Golf” që drejtohej nga shtetasi J. M. Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 14 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.
Top Channel