Ndryshe nga të tjerët/ Pandemia, si do të reagojë tani Suedia

09/11/2020 13:22

Suedia nuk e ndoqi strategjinë e vendeve europiane me rregulla të detyrueshme karantine, por u bazua vetëm tek rekomandimet.

A ka më shumë sukses ky vend me këtë strategji apo është më i rrezikuari?

“Zhvillimet po shkojnë në drejtimin e gabuar”, shkroi përpara disa ditësh kryeministri i Suedisë, Stefan Löfven në Facebook. “Më shumë infektime, më shumë raste vdekjeje.

Kjo është situatë serioze.” Ky ishte postimi i parë që Löfven bëri nga vetëizolimi, pasi një person në rrethin e tij kishte pasur kontakt me të infektuar me koronavirusi. Si e gjithë Europa edhe Suedia po përjeton këto ditë një valë të dytë të pandemisë së Coronës – aktualisht po shënohen vlerat më të larta të numrit të infektimeve të reja.

Por Suedia është një vend që deri sot nuk ka vendosur rregulla të detyrueshme për të gjithë për të luftuar virusin; ajo përpiqet të vendosë nën kontroll pandeminë përmes rekomandimeve për sjelljen qytetare. Filozofia pas saj është se nëse apelohet tek arsyeja e qytetarëve, në vend që t’i detyrosh ata me kufizime, pranueshmëria është më e lartë për një kohë më të gjatë.

Kjo strategji tërhoqi kritika brenda vendit dhe jashtë tij. Nëse ecën nëpër rrugët e Stockholmit apo shkon në dyqan nuk sheh njeri që mban maskë.

Në transportin urban shikon vetëm njerëz të veçuar me maskë. Vërtet është tabu të mbash maskë”, thotë për DW producentja Lena Einhorn. Kur shifrat nisën të bien në verë, këtu ishte parajsa mbi tokë, shton ajo. Pastaj në vjeshtë infektimet u rriten dhe pati rezistencë kundër kufizimeve të reja, por tani shifrat po shtohen ndjeshëm sërish.

Megjithatë, edhe në valëne dytë të pandemisë, qeveria suedeze do të vazhdojë të bazohet në në veprimin vullnetar të qytetarëve. Vetë kryeministri shkroi së fundi nga karantina. „Informohuni dhe ndiqni këshillat.”

Top Channel