Modelja e YouTube aksidentohet për vdekje duke i shpëtuar policisë me motorin e ri (fotot)

09/11/2020 21:20

Një modele e njohur në rrjetin YouTube ka gjetur vdekjen në një aksident të rëndë me motoçikletë në Brazil, pak pasi kishte blerë motorin e ri.

22 vjecarja Amanda Andrade Maturana, e njohur online si ‘Amanda da 160’, u përplas për vdekje teksa i shpëtonte policisë që kishte ardhur për të ndaluar një garë ilegale me motorrë.

22-vjecarja kishte 120,000 ndjekës në rrjetin Instagram dhe 70,000 në kanalin e saj në YouTube, ku publikonte shpesh video të eksperiencave të saj në mjetet me dy rrota.

Në kohën e aksidentit ajo po merrte pjesë në një garë jashtë qytetit të Londrina, në jug të Brazilit.

Policia ishte njoftuar për garën ilegale dhe garuesit e rinj u shpërndanë, ashtu si dhe Amanda.

Por pak më vonë ajo humbi kontrollin e mjetit të saj që sapo kishte blerë Yamaha XJ6 dhe u përplas per vdekje.

Policia tha se do të hetojnë për të tjera rrethana të aksidentit

FOTO GALERI
2/5
Amanda Andrade Maturana kishte 120,000 ndjekës në rrjetin Instagram dhe 70,000 në kanalin e saj në YouTube

Top Channel