Kremlini refuzon të komentojë mbi presidencialet në SHBA deri në shpalljen e rezultatit final

09/11/2020 17:06

Duke folur sot me gazetarët, zëdhënsi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska beson se është më mirë të presë deri në daljen e rezultateve zyrtare për të komentuar mbi zgjedhjet në SHBA.

Presidenti Vladimir Putin ka mbetur i heshtur mbi çështjen, që kur demokrati Joe Biden shpalli fitoren të shtunën, katër ditë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke arritur pragun e 270 votave elektorale që nevojiten për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Peskov shtoi se Putin ka përsëritur vazhdimisht se është i gatshëm të punojë me çdo lider të SHBA dhe se Rusia shpreson të vendosë shpejt dialogun me adminsitratën e re për të gjetur një mënyrë të normalizimit të lidhjeve.

Lidhjet e Moskës me Uashingtoni janë kanë rënë në nivelet e ulëta të pas-Luftës së Ftohtë që prej vitit 2014 kur Rusia ankesoi Krimenë nga Ukraina, kur Biden shërbente si zv. president me Barack Obama.

FOTO GALERI
1/4
Dmitry Peskov tha se Moska beson se është më mirë të presë deri në daljen e rezultateve zyrtare

Top Channel