Jakup Krasniqi në Gjykatën e Hagës

Ish-krye parlamentarit i Kosovës, Jakup Krasniqi në gjykatën e Hagës është shfaqur shumë i prekur, gati në përlotje.

Ai tha se nuk është trajtuar kurrë në këtë mënyrë se si është trajtuar gjatë rrugës për në burgun e Hagës. Krasniqi tha se është bërë një padrejtësi e madhe ndaj tij dhe se nuk duhej të ishte aty por pranë familjes së tij.

“Unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020. Dua të deklaroj sot se kurrë në jetën tim në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit aq kaq sa më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. Si kam trajtuar në këtë mënyrë. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja të isha nën petkun e njerëzve që janë nën petkun e një krimineli. Juve përpiqeni ta ndani Shqipërinë në katolikë e shqiptarë. Kam disa çështje për aktakuzën, cilësimi i prokurorit se jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët me shokët e mi familjen time nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana tepër të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë. Besoj shumë që këtë e di çdo person i arsimuar që jeton në shtet perëndimore që jeton në vlerat e kësaj bote. Nuk dua të zgjatem më shumë por dua të them që unë kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë në vitet ‘81–’82. Më kanë dënuar se kam pas lexuar libra. Më shumë kanë pasur të drejtë ata atje se sa këtu. Është bërë një padrejtësi e madhe, por do ta kaloj. Se populli ynë ka një fjalë, që ‘njeriu është më i fortë se sa guri. Nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. Në seancat e tjera do të them më shumë. Nuk do të ndihesha mirë të isha në krimet e gjenocidit serb. E gjitha kjo është në Beograd dhe në mbështetësit e politikave të saj kudo qofshin ato. Unë jam i pafajshëm, duhej të isha pranë familjes sime dhe jo këtu”, tha Krasniqi.

Gjykatësi tha se ai do të prezumohet i pafajshëm derisa të vërtetohen akuzat, ndërsa brenda 30 ditëve do të jepet  nëse është i pafajshëm apo fajtor.

Top Channel