Irak – Bilanci i sulmit terrorist në Bagdad, 11 të vrarë

09/11/2020 14:38

Në Bagdad të Irakut, 11 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi të kryer nga organizata terroriste DAESH.

Media lokale irakiane raportoi se pesë anëtarë suni pjesëtarë të Hashemi Hashdi Asayiri dhe gjashtë civilë u vranë në sulmin e kryer nga organizata terroriste DAESH në rrethin Ridvaniye në perëndim të Bagdadit.

Ndërkaq qeveria irakiane ende nuk është prononcuar mbi çështjen.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se në operacionin kundër organizatës terroriste DAESH të kryer në qendër të qytetit Kirkuk u kapën 3 terroristë.

Zëdhënësi i Policisë së Kirkukut, Amir Nuri bëri të ditur se në një bastisje në një adresë në lagjen Panxha Ali në qendër të qytetit janë kapur 3 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Nuri bëri të ditur se gjatë marrjes në pyetje terroristët u rrëfyen se më herët kanë marrë pjesë në 13 sulme terroriste të kryera në qendër të qytetit dhe në zonat rurale.

Top Channel