Ilustrim

Durrës – Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. S., banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “BMW”, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht për veprën penale “Pushtimi i tokës”, shtetasin B. Ll., banues në Bushnesh, Krujë, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit M. I.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel