Gjermania për Biden/ Jo `ngacmime` për kuotat e NATOS

09/11/2020 11:39
Joe Biden

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas mendon se presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden nuk do t`I ketë shpenzimet e mbrojtjes së Nato-s aq shumë në vëmendje sa paraardhësi I tij.

Trumpi kërkonte me forcë që Gjermania që Gjermania t`I shtonte kontributet e saj financiare në aleancën me te madhe ushtarake te globit. Ai ankohej se ekonomia më e fuqishme e Europës nuk i kishte çuar shpenzimet e mbrojtjes në nivelin e 2% të prodhimit të brendshëm bruto, ashtu siç e diktojnë rregullat e Nato-s. Kreu republikan I Shtëpisë së Bardhë pretendonte se anëtarët e aleancës që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për këtë qëllim, e kishin hedhur një pjesë të mirë të barrës në shpatullat e Shteteve të Bashkuara.

Trumpi kishte deklaruar po ashtu terheqjen e 12.000 trupave nga Gjermania, disa prej të cilave do të dërgoheshin gjetkë në Europë. Më herët, ministri gjerman I financave Olaf Scholz tha numërimi I votave ne SHBA nuk ishte vetëm një thriller I gjatë politik, por edhe një paralajmërim urgjent  për vete Gjermaninë se çfarë mund të ndodhë nëse lejohet përçarja e shoqërisë.

Scholz I bëri urimet e tij Bidenit dhe Kamala Harrisit, megjithatë theksoi se puna në SHBA është vetëm në fillesat e tij, dhe shtoi se ndasitë shoqërore atje nuk janë vetëm mes komuniteteve të pasura e të varfra, por edhe mes atyre urbane e rurale.

 

Top Channel