Emiratet zbusin ligjet e alkoolit, lejojnë të bashkëjetesën për çiftet e pamartuara

09/11/2020 19:33

Konsimi i alkoolit pa leje të posaçme dhe bashkëjetesa jashtë martese nuk janë më ilegale në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shteti i Gjirit Persik ka njoftuar në fundjavë një zbutje të konsiderueshme të ligjeve personale islamike dhe ka ashpërsuar dënimet kundër të ashtuquajturave “vrasje nderi” kundër grave.

Më parë cilido që kapej duke konsumuar alkool pa leje në shumicën e pjesëve të vendit përballej me ndjekje penale.

Në të kaluarën muslimanët janë dënuar me 80 goditje kamzhiku për konsum të alkoolit, edhe pse akuza të tilla ngriheshin rrallë dhe shpeshherë shoqëroheshin nga shkelje më të rënda.

Gjithashtu seksi apo bashkëjetesa jashtë martese dënoheshin më parë me disa muaj burg, edhe pse autoritetet nuk i hetonin raste të tilla nëse nuk kishte raportime për tradhti bashkëshortore.

Në destiancionet turistike shpesh për rregulla të tilla bëhej ‘një sy qorr e një vesh shurdh’ veçanërisht për hotelet të cilave nuk i leverdiste të refuzonin çiftet e pamartuara.

Tashmë të huajt në EBA mund të ndjekin ligjet e atdheut të tyre për procedurat e divorcit e trashëgimisë dhe jo ligjet islamike të gjykatave vendase Sharia.

Agjencia shtetërore e lajmeve WAM tha se reforma ka si objektiv të nxisë renditjen shoqërore e ekonomike të Emirateve dhe të konsolidojë parimet e tolerancës në vend.

Në lidhje me dënimet e “vrasjeve të bnderit” agjencia tha se do të anullohen reduktimet e dënimeve që shpeshherë bëheshin në këto raste.

Mediat thonin se burrat që kryenin ngacmime ndaj grave përballeshin me dënime më të rënda, ndërsa kishte raportime për zbutje të ligjeve kundër homoseksualëve.

FOTO GALERI
1/3
Blerja e alkoolit nuk eshte me ilegale ne Dubai

Top Channel