Vetëm 27 vjeç, deputet dhe kryetar i FRESSH-it/ Flet Eljo Hysko: E gjitha falë punës, nuk kam asnjë mik

08/11/2020 13:40

Eljo Hysko është kryetari i organizatës rinore brenda Partisë Socialiste, e njohur si “FRESSH”, njëherazi edhe deputet në parlamentin shqiptar.

Ndonëse 27 vjeç, Eljo ka pasur një rritje profesionale në karrierën e tij në politikë. I ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, Hysko tregoi se karriera në politikë është arritur falë punës, por edhe fatit, duke shtuar se nuk ka asnjë të njohur brenda PS-së.

“Unë mendoj që karriera e individëve në përgjithësi shoqërohet me dritëhije. Secili nga ne kur arrin në një profesion të caktuar, gjithmonë ka një dritëhije dhe gjithmonë do të ketë një masë njerëzit që do të thonë, ky ka diçka. Unë kam pasur volum pune të përditshme. Ka qenë fat, padiskutim. Ka pasur një hapësirë brenda Partisë Socialiste, e cila kishte nevojë të mbushej me të rinjtë që duhet të angazhoheshin. Nuk kam pasur asnjë mik”, tha Eljo.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel