Testohet në Britani, Aspirina, trajtim për Covid 19

08/11/2020 17:30

Mijëra pacientë me koronavirus në Britaninë e Madhe do të marrin aspirinë, si pjesë e një testimi për të përcaktuar nëse kjo e fundit mund të reduktojë rrezikun e krijimit të mpiksjeve të gjakut.

Ilaçi i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht është shtuar në një listë trajtimesh të mundshme që duhen testuar në kuadër të një testimi të madh në Britani që synon gjetjen e kurës së covid 19. Njerëz të infektuar me koronavirus duket se kanë pllakëza hiper reaktive, fragmente qelizash që ndihmojnë në ndalimin e gjakrrjedhjes, çka do të thotë se janë në rrezik të shtuar përballë mpiksjeve të gjakut.

Ekspertët shpresojnë që aspirina, një agjent anti pllakëza, që përdoret zakonisht si hollues gjaku, mund të reduktojë mundësinë e komplikacioneve nga mpiksjet e gjakut. Të paktën 2 mijë pacientë do të marrin 150 gramë aspirinë cdo ditë, bashkë me regjimin e zakonshëm.

Të dhënat nga këta pacientë do të krahasohen me ato të rreth 2 mijë pacientëve të tjerë që marrin trajtimin standard të koronavirusit. Është zbuluar që më herët që doza të vogla ditore aspirine reduktojnë rrezikun e disa kacerëve.

Si hollues gjaku, ajo shton rrezikun e gjakrrjedhjeve të brendshme dhe marrja e një sasie të madhe në një periudhë të gjatë lidhet me dëmtime të veshkave.

Top Channel