“Sikur të na thoje se bëre shaka”/ Ndarja nga jeta e Koço Devoles, Meta mesazh ngushëllimi

08/11/2020 10:20

Mëngjesin e sotëm, bota e artit dhe adhuruesit e humorit të Koço Devoles e asaj çka ai përfaqësonte do t’u duhej të përballeshin me një lajm të trishtë; artisti ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare.

Krahas figurave kryesore politike në vend ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan:

“Sa shumë trishtim nga ky lajm!
Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!
Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.
Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço!
U prehsh në paqe!”


I prekur nga koronavirusi, artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në intubim. Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia.

Koço Devole (lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945), është skenarist, humorist dhe karikaturist shqiptar. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit. Koço Devole përfaqësonte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Më herët reaguan edhe kryeministri Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA