Përloti të gjithë studion! Ermelao zbulon historinë e trishtë në “Beauty”

08/11/2020 18:47

Ermelao, është një nga djemtë më të vlerësuar nga juria e “Beauty-it”. Ai në këtë konkurrim vjen së bashku me Malvinën, djali në stilimin e flokëve, ndërsa vajza në realizimin e make up-it.

Ermelao këtë puntatë ndau me publikun një histori të trishtë familjare. Ai rrëfeu se i ati, para disa vitesh ka pësuar një aksident të rëndë dhe si pasojë për një kohë të gjatë ka qëndruar i shtruar në spital. Personi që kujdesej për të ishte Ermelao. I riu tregoi se shpesh merrte dhe rolin e infermierit për t’u kujdesur për të atin, madje i injektonte edhe gjilpëra për t’ia pakësuar dhimbjet. Ai gjithashtu foli për raportin me vëllezërit si edhe sfidat e tyre në pikturë. Ndërkohë, nuk kishte si të mungonte dhe rrugëtimi i tij si paruker. Djali theksoi se në vitin 2015 nisi shkollën e parukerisë dhe frekuentimin e saj e kishte me shumë dëshirë, sepse e ishte i sigurt që një ditë do të ishte dikushi.

“Aksidenti ishte shumë i rëndë për babain. Qëndroi disa muaj në spital dhe kur doli nuk ishte i aftë të bënte asgjë. Unë isha ai që duhet të qëndroja pranë tij patjetër, kishte ditë të tëra që flija 2 orë. Kam bërë rolin e infermierit, bëja injeksione. kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me babai, më tepër shoqërore. Se kisha menduar, të tre neve si vëllezër kemi pak nga dhuntia e babit që pikturonte. Gjenim çdo cep të mundshëm të fletoreve, të librave, mundësisht bënim edhe konkurse se kush i bënte më bukur. Babai vendoste si shpërblim një gjë të vogël monetare, që fëmijët e shikonin si shpërblim.

Në pjesën e adoleshencës, të gjithë mendojnë të bëhen dikush dhe unë e kam pasur. Unë pikturoja, i kisha qejf ngjyrat, kisha qejf që të rrija vetëm, të shprehesha, por në 2015 unë vendosa që të vij në Tiranë, të bëja atë zgjedhje që kisha menduar dhe kisha diskutuar, zgjedhja e parukerisë. E kam parë shkollën me një sy, nuk e di, më dha atë emocionin që do të bëhesha dikush. Babi në momentin që unë i kam thënë do të iki në Tiranë, nuk ka qenë shumë mirë. Brenda vetes ka dashur që të largohesha por në një anë edhe jo. Kur kam nisur shkollën ka qenë një moment i bukur. E doja të bukurën dhe po shkoja drejt saj. Ngrihesha dhe thoja që sot do të mësoj diçka të re, në shkollë shkoja me gëzim. Po filloja ta ndjeja profesionin që doja kaq shumë dhe arrija”, tha Ermelao.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA