Fotot/ Mbyllet përgjithmonë aeroporti që shërbeu si rrugëdalje për gjermanët e rrethuar nga Muri i Berlinit

08/11/2020 21:30
Aeroporti Ndërkombëtar Tegel në Berlin

Aeroporti Ndërkombëtar Tegel në Berlin u mbyll përgjithmonë sot pas ngritjes së aeroplanit të kompanisë ajrore Air France dhe një javë pas hapjes së një aeroporti të ri në juglindje të kryeqytetit gjerman.

Aeroplani francez u ngrit nga Berlini për në Paris gjatë pasdites duke shënuar kështu mbylljen për aeroportin e preferuar të qytetarëve të Berlinit.

“Unë do të them sinqerisht, kjo është dita kur zemrat tona dhembin. Tegel ishte gjithçka për ne në Berlin, ishte dera për në botë ”, tha kryetari i bashkisë së Berlinit, Michael Muller.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Tegel ishte një rrugëdalje për shumë gjermanë të rrethuar nga Muri i Berlinit.

Top Channel