Avokati i Trump: Do ta provoj në gjykatë manipulimin e votave nga demokratët

08/11/2020 18:40
Avokati i Donald Trump, Rudy Giulian

Donald Trump ka paralajmëruar se të hënën do të nisë betejë ligjore për rezultatin e zgjedhjeve, ku fitoi kundërshtari i tij Joe Biden.

Avokati i tij, Rudy Giulian ka thënë se ka prova të forta se janë vjedhur zgjedhjet.

Giuliani tha në konferencën e tij për shtyp se tre vëzhgues të sondazheve pretenduan se ishin ndaluar të monitoronin procesin e numërimit të votave.

Giuliani tha se ai ka deklarata nga 25 vëzhgues dhe ka folur me 50 të tillë që thonë se ka histori të ngjashme.

“Unë mund të kisha sjellë rreth 50 me vete, por ata kishin frikë nga ndëshkimi”, tha ai.

Sipas Giuliani, fushata Trump ka në plan të paraqesë disa procese gjyqësore federale që pretendojnë “heqjen uniforme të së drejtës për të inspektuar” fletët e votimit.

Ai akuzoi “makinerinë demokratike në Filadelfia” për ndërhyrje në numërimin dhe mbajtjen e fshehtë të votave të njerëzve të vdekur”.

“Më duket se dikush nga Komiteti Kombëtar Demokratik dërgoi një shënim që thoshte mos lejoni që Republikanët të shikojnë ato fletëvotime me postë“, pretendoi Giuliani, përsëri pa ofruar ndonjë provë.

“Natën e zgjedhjeve kryesimi prej 800,000 votash i Donald Trump u zhduk nga qindra mijëra posta në fletët e votimit të numëruara pa ndonjë vëzhgues republikan. Pse u përjashtuan republikanët. Unë do e provoj në gjykatë manipulimin votave”, tha Giulian.

Top Channel