Shëndeti i zemrës/ Zbuloni çfarë ka më shumë rëndësi, cilësia e gjumit apo sa orë flini

06/11/2020 04:39

Të flesh si qengj është ëndrra me sy hapur e secilit prej nesh, sidomos në momentet drobitëse e të lodhshme në punë. E në fakt, një gjumë i mirë, ndoshta jo si i qengjit, nuk ofron çlodhje vetëm për sytë dhe trurin.

Cilësia e gjumit është thelbësore për shëndetin kardiovaskular. Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org nxjerr në pah një lidhje të fortë mes sasisë dhe cilësisë së gjumit me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ekspertët janë të bindur se cilësia e gjumit ka një ndikim të fortë tek ateroskleroza.

Roli i Gjumit tek Shëndeti i Zemrës
Ekspertët analizuan të dhënat mjekësore të rreth 4000 individëve të një moshe mesatare prej 45 vjeç. Dy e treta e pjesëmarrësve në studim ishin meshkuj dhe asnjë prej tyre nuk vuante nga ndonjë sëmundje e zemrës. Në harkun kohor të 7 ditëve, pjesëmarrësit në studim regjistruan cilësinë dhe sasinë e orëve të gjumit. Ata u ndanë në katër grupe:
Njerëzit që flinin më pak se 6 orë në natë,
Ata që flinin rreth 6-7 orë në natë,
Ata që flinin 7-8 orë në natë,
Njerëzit që flinin më shumë se 8 orë në natë.

Gjatë analizimit të të dhënave, ekspertët përjashtuan faktorët e tjerë të rrezikut për sëmundjet e zemrës përveç arteriosklerozës. Por ata zbuluan se njerëzit që flenë më pak se 6 orë çdo natë janë 27% më të rrezikuar nga ateroskleroza. Gjetjet e studimit treguan se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë në natë, në veçanti gratë, kanë një rrezik mbi 27 % më të lartë të prekjes nga arterioskleroza. Në tërësi, sipas të dhënave të studimit, cilësia e keqe e gjumit e rrit rrezikun e arterosklerozës me 34 përqind.

Arterioskeroza shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve. Nëse arterioskleroza prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat janë shumë të rënda. Kjo nënkupton se cilësia e gjumit ka një ndikim më të fortë në shëndet se sasia e tij./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA