Shpërthen Milaim Zeka ndaj Albin Kurtit: Politikan i degraduar/ Analisti: Edhe Vjosa Osmani pa të ardhme

05/11/2020 18:33

I ftuar në “Top Talk”, me anë të një lidhjeje direkte ishte analisti i njohur Milaim Zeka.

Analisti komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë, ku aktakuza ndaj Hashim Thaçi u konfirmua nga Gjykata Speciale e Hagës, e ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i presidentit. Në vend të tij u emërua Vjosa Osmani. Për këtë të fundit, Zeka tha se është pa të ardhme politike, kjo për faktin se ajo u largua nga partia që mbështeste.

Ndërsa, nëse ajo bashkohet me partinë Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë angazhimi i saj në politikë mund të ketë një tjetër rrjedhë. Ndërkaq, për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Zeka theksoi se mund të ketë votat e popullit, por jo pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Milaim Zeka: Unë nuk besoj që do të ketë ndonjë fuqi politike në zgjedhjet e ardhshme, as Albin Kurti as Vjosa Osmani. Kurti është një politikan i degraduar në sytë e evropianëve dhe sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Denis Dyrnjaja: Por jo shqiptarëve, kosovarët e duan, e votojnë.

Milaim Zeka: Për fatin e zi, politikën dhe politikanët në Kosovë i përcaktojnë ndërkombëtarët. Qytetarët e Kosovës kanë menduar që Albin Kurti do të merret me çështjet e brendshme të Kosovës dhe ka një mbështetje sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë nuk mendoj dhe besoj që qytetarët e Kosovës do ta duan Albin Kurtin nëse ai është konprotuar aq thellë me Shtëpinë e Bardhë dhe Uashingtonin. Sa i përket Vjosa Osmanit ka treguar historia politike në Kosovë dhe Shqipëri që të gjithë njerëzit që ndahen nga një parti politike nuk gëzon mbështetjen e elektoralit.

Denis Dyrnjaja: Mund të bashkohet me një parti tjetër, mund të bashkohet me VetëVendosjen.

Mlaim Zeka: Nëse e bën këtë gjë është një muhabet tjetër. Nëse ajo do të bëjë një parti tjetër, nuk mendoj që do të ketë ndonjë mbështetje ose do të kalojë pragun zgjedhor.

Top Channel