![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/bami_sd-800x450.jpg)
26/06 07:43
Që kur policia e Stockton, në Californi publikoi foton e tij në Facebook jeta e tij ndryshoi plotësisht.
Jeremy Meeks nga një kriminel i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe grabitje është bërë një model dhe aktor.
Pamja e tij i ka ndryshuar jetën dhe tani do të jetë një nga protagonistët e True to the Game 2: Gena’s Story, një film i xhiruar në studiot e Los Angeles që do të dalë në SHBA në 6 nëntor.
Historia flet për banda kriminale dhe drogë.
Top Channel